SH.K një banor nga fshati Teqe, e ka larguar gjatë orëve të mesdites së djeshme vetë borën nga rrugët.
Në mungesë të intervenimeve nga ana e institucioneve publike, SH.K e ka improvizuar traktorin në mjet për heqjen e borës dhe po e largon boren nga rrugët, shkruan Ulpianapress.
Në videon e mëposhtme mund të shihni se si ky banor pastron rrugët nga bora, duke u bërë shembull për të gjithë banorët, gjë e cila ndodhë edhe në shtetet më të fuqishme ku banorët me vetëiniciativa lirojnë rrugët e tyre banuese. /Ulpianapress
COMMENTS