Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot organizon grevë 24-orëshe.
Kjo grevë do të përfshijë të gjitha institucionet shëndetësore në vend, transmeton Indeksonline.
Ata po kërkojnë ngritjen e pagave për mjekët dhe punëtorët teknikë, përmirësimin e kushteve si dhe implementimin e plotë të Kontratës Kolektive Sektoriale.
Njëherësh, FSSHK kërkon mirëkuptim nga popullata për rastet jo-emergjente dhe apelon që greva të ketë përkrahjen e institucioneve shëndetësorë private.
COMMENTS