Shefi i grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës për deportimin e gjashtë turqve për në Turqi, ka thënë se shtetasit turq nuk u deportuan por u rrëmbyen
“Deportimi i hebrenjve në kampet e përqendrimit ishte njolla më e rëndë që njerëzimi përjetoi. Në rastin e vendimit të gjashtë shtetasve turq fjala është për një aksion të fshehtë. Në rastin e gjashtë shtetasve turq nuk kemi të bëjmë as me ekstradim e as me deportim, por këtu kemi të bëjmë me rrëmbim”, ka thënë Sherifi.
Ai ka kërkuar që rasti të hetohet si dhe persona që kryen këtë krim duhet të vihen para drejtësisë. /Express/
COMMENTS