SHFMU ‘’Ismail Luma’’ priti mysafir sot në Lipjan shkollën ‘’Emin Duraku’’ nga Prishtina

SHFMU ‘’Ismail Luma’’ priti mysafir sot në Lipjan shkollën ‘’Emin Duraku’’ nga Prishtina

Nxënësit e SHFMU “Vëllezërit Frashëri”, fitues të shumë çmimeve në garat ndërkombëtare ASEF 2023

Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në mes të shkollave, sot SHFMU “Ismail Luma”  priti mysafir nga Prishtina nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtorin e SHFMU “Emin Duraku” Agron Mexhuanin.

Gjatë vizitës në shkollë, mysafirët patën rastin të njoftohen dhe shohin nga afër zhvillimin e procesit mësimorë të shoqëruar edhe nga drejtori i shkollës Driton Sadiku dhe stafi i mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollës.

Drejtori i SHFMU ‘’Ismail Luma’’, Driton Sadiku tha se kjo vizitë është në kuadër të aktiviteteve të shumta që po mundohen ti realizojnë me qëllim të ngritjes së nivelit të cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes shkëmbimit të përvojave.

‘’Ishte kënaqësi të presim sot në ambientet e shkollës sonë mysafirët nga shfmu “Emin Duraku” në Prishtinë të prirë nga drejtori z.Agron Mexhuani. Kjo vizitë është në kuadër të aktiviteteve të shumta që po mundohemi të i realizojmë me qëllim të ngritjes së nivelit të cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes shkëmbimit të përvojave, shoqërimit të nxënësve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Po ashtu për mysafirët ishte përgatitur edhe një koktej gjatë të cilit patën rastin të pranishmit të shkëmbejnë përvojat e tyre./Ulpianapress

Vizita nëpërmjet fotove:

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)