Shi i madh ka filluar që të bie në disa vende të Kosovës. Kështu përgjatë rrugës Sllatinë- Prishtinë ka bërë që të krijohen kolona të gjata të automjeteve.
Sipas një video që ka dërguar një lexues i Indeksonline në redaksi shihet se si ndryshimi i temperaturave ka shkaktuar tollovi në komunikacion.
Kujtojmë, se si pasojë e kushteve atmosferike duhet pasur kujdes në trafik pasi që shumë raste mund të ketë pasoja me aksidente të ndryshme.
Ndryshe, Policia gjithmonë apelon tek ngasësit e vozitjes në komunikacion që të rrisin kujdesin e tyre gjatë vozitjes.
COMMENTS