SHIKONI ÇFARË I NDODHI BARCELONËS PAS HUMBJES NDAJ ROMËS – E DËSHMOJNË KËTO FOTO

SHIKONI ÇFARË I NDODHI BARCELONËS PAS HUMBJES NDAJ ROMËS – E DËSHMOJNË KËTO FOTO

Çmenduria për një pikë në Volejboll (VIDEO)

Barcelonës duket se i ka kushtuar shtrenjtë eliminimi nga Roma në Ligën e Kampionëve.Kjo pasi në ndeshjen e sotme ndaj Valencias, skuadra katalanase fitoi 2:1 në prani të tifozëve të saj, por që nuk ishin edhe aq të shumtë në numër.

Ajo çfarë vërehej në këtë takim, ishte mungesa e dukshme e tifozëve, që duket se ishin të zhgënjyer me eliminimin nga Championsi në fundjavë.Ekipi i Valverdes u mposht thellë 3:0 në “Olimpico”, për t’u eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në statistikat e publikuara pas ndeshjes, mësohet se në stadium për ndeshjen me Valencian nuk ishin më shumë se sa 69 mijë e 500 tifozë, derisa “Camp Nou” ka kapacitet prej 99,354 shikuesve.Kjo do të thotë se në stadium ishin rreth 30 mijë ulëse të lira për të parë këtë ndeshje.Pamjet para ndeshjes zbulojnë zbrazëtirat e mëdha në tribuna, ndërkaq ulëset e lira në stadium vëreheshin edhe gjatë ndeshjes. /Insporti.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)