Shikoni çfarë ka bërë Vokrri para ndeshjes Kosovë-Izrael

Shikoni çfarë ka bërë Vokrri para ndeshjes Kosovë-Izrael

Barcelona bën përpjekjen e fundit për ta nënshkruar Rabiotin

Presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri, sot në hotelin “Emerald”, siç e do tradita, ka shtruar drekë për delegacionin e Federatës së Futbollit të Izraelit, në përbërje Raz Kinstlich, Eli Rozen dhe David Alagdem, shkruan FFK.

Krahas presidentit Vokrri të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Bakir Burri e Xhelal Broja dhe drejtori teknik, Michael Nees.

Gjatë kësaj dreke presidenti i FFK-së i njohu mysafirët nga Izraeli për zhvillimin e futbollit kosovar dhe për vështirësitë me të cilat është ballafaqur deri në anëtarësimin në UEFA e FIFA.

Me këtë rast presidenti Vokrri theksoi se pa marrë parasysh se në disa aspekte dy vendet tona i kanë disa vështirësi politike, është sporti ai i cili na ka bashkuar.

“Historia e Kosovës dhe ajo e Izraelit janë të ngjashme sepse popujt e të dyja vendeve kanë kaluar nëpër periudha të vështira. Prandaj, ju ftoj që të ndjeheni sikur në shtëpinë tuaj dhe shpresoj se marrëdhëniet tona do t’i thellojmë edhe më shumë në të ardhmen.

Ne tani pas anëtarësimit në UEFA e FIFA po e marrim veten dalëngadalë dhe e përmirësojmë edhe gjendjen e infrastrukturës. Shpresoj që gjatë këtyre ditëve që do të qëndroni në vendin tonë të ndjeheni mirë dhe së bashku të shijojmë një ndeshje korrekte dhe të pëlqyeshme”, ka theksuar presidenti Vokrri, i cili ka uruar që ndeshja e nesërme të jetë e fortë, korrekte dhe e pëlqyeshme.

Në anën tjetër Eli Rozen ka falënderuar presidentin Vokrri për mikpritjen e ngrohtë si dhe i ka shprehur urimet më të sinqerta që tashmë janë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s.

“Ju falënderoj nga zemra për mikpritjen që na e keni bërë. Hoteli ku jemi akomoduar, përkujdesja e stafit tuaj, siguria dhe gjithçka tjetër është në nivelin më të mirë të mundshëm.

Ju premtoj se të njëjtën mikpritje do të mundohemi t’ua bëjmë edhe ne në ndeshjen e kthimit në Izrael” , ka theksuar Eli Rozen.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)