Shitet në Gjermani Golf 2-shi që ka të kaluara vetëm 30 km për 30 vjet

Shitet në Gjermani Golf 2-shi që ka të kaluara vetëm 30 km për 30 vjet

“PAS 20 OSE 50 VJETËSH BE MUND TË MOS EKZISTOJË”

Së shpejti do të fillojë të dalë në shitje gjenerata e tetë e modelit legjendar “Golf” të prodhuesit prestigjioz gjerman, Volkswagen, por tek ne ende vazhdon të jetë e popullarizuar gjenerata e dytë. Por jo vetëm tek ne, Golf 2-shi po ashtu është i popullarizuar edhe në vendlindje, Gjermani.

Së fundmi, në Gjermani është shitur një Volkswagen Golf II shumë i ruajtur. Ai është prodhuar në vitin 1989 dhe që nga atëherë i ka të kaluara vetëm 30,874 kilometra, transmeton Koha.net. Pronari i këtij Golfi nga qyteti Morlenbach, Gjermani, ka sqaruar se pronari i mëparshëm ka qenë një i moshuar i lindur më 1929 i cili veturën e ka servisuar rregullisht dhe nuk e ka vozitur asnjëherë gjatë dimrit.

ImageKy Golf 2-sh është shumë i ruajtur dhe ka goma origjinale, nuk ka ndonjë gërvishtje në eksterier e aspak ndryshk. Po ashtu, edhe interieri është shumë i ruajtur, nuk ka asnjë dëmtim, shkruan radiosarajevo.ba.

Image
Gjithashtu, këtë Golf 2-sh 30-vjeçar e bën më të vlefshëm paketa GL që e ka, ndërsa nën kofano ka motorin benzinë 1.8-litër me kapacitet prej 90 kuajfuqi në kombinim me marshin manual me 5 shpejtësi.

ImageSa i përket çmimit, ashtu edhe siç pritej, ky “dysh” është shitur për 5.990 euro. Vetëm disa ditë pas publikimit të shitjes së këtij Golfi 30-vjeçar, njoftimi është larguar, gjë që lë të kuptohet se ishte shitur për shumën e kërkuar.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)