Shkëlqimi dhe rënia e një supertalenti

Shkëlqimi dhe rënia e një supertalenti

Kadri Veseli prapë zotohet para amerikanëve se nuk e zhbëjnë Specialen

Kur dëshirojnë që ta fshehin pjekurinë e dikujt, ndërkohë të mos e fyejnë, zakonisht thuhet se është i talentuar. Ky ledhatim i këndshëm, shumë futbollistëve u ka kushtuar me karrierë, sepse kanë mbetur talentë të amshueshëm. Kësaj kategorie, që padyshim kanë bartur talentin, si një privilegj të një futbollisti të madh, dhe që përpos këtij talenti të nënvizuar, nuk kanë pasur fatin t’a materializonë ate, i takon edhe lipjanasi Salih Lugolli, ish-futbollist i Prishtinës së gjeneratës së artë. Në vitin 1980, si 16 vjeçar, karrierën e filloi në Sllogë të Lipjanit, dhe në përbërjen e parë luajti me leje speciale të mjekut, për shkak të moshës së re.

Gjenerata e Lugollit, shënon edhe periudhën, kur në klubin e atëhershëm Slloga të Lipjanit, marrin dominimin shqiptarët. Diçka e paimagjinueshme për një klub i identifikuar në Kosovë, me imazhin e klubit të nacionalistëve serbë.Deri në këtë kohë, në gishta të dorës mund të numërohehin lojtarët shiptarë që kishin luajtur për këtë klub, shkruan Ulpianapress.

Kryetrajneri Enver Duriqi si dhe kryetari i klubit Habib Arifi, tashmë i ndjerë, ndërrojnë rrënjësisht strukturën etnike të lojtarëve në kub. Kryetrajneri Duriqi, përzgjodhi futbollistë të talentuar shqiptarë, të gjithë nga Komuna e Lipjanit, duke e kthyer ate në një klub të resektuar në Ligën e Parë të atëhershme të Kosovës. Salih Lugolli, i ndjeri Selim Bajrami, Milazim Mehmeti, Hysni Dragacina, Adem Vehapi, Fekmi Kongjeli, Besim Azemi, Mehdi Lugolli (vëllau i Salihut), Xhelil Gashi, Nuhi Bahtiri, Riza Aliu, Jeton Gashi, e Fadil Ademi, përbëjnë boshtin e skuadrës,e cila njihet si gjenerata e artë e futbollit lipjanas dhe konsiderohet të jetë pakrahasimisht më e mira që ka pasë Lipjani ndonjëherë.

Edhe pse i ri në moshë, falë mjeshtrisë së Salih Lugollit dhe organizimit te mirë në klub, Slloga arrinë që nga Liga e atëhershme ë e Qarkut, për dy vjet, të inguakdrohet në Ligën e Parë të Kosovës. Kjo bënë që për shërbmiet e djaloshit të lindur në Magure, të interesohet Prishtina, anëtare e Ligës së Parë të Jugosllavisë së atëhershme, dhe në vitin 1984, nënshkruan kontratën me këtë klub. Për dy edicione sa luajti në Prishtinë, 22 herë ishte në përbërjen e parë, ndërsa se sa e madhe ishte konkurrenca në klubin e kryeqytetit kosovar dhe forcën e krejt Ligës së Parë të atëhershme, më së miri e përshkruajti -ish trajneri i Kombëtares shqiptare, i ndjeri Josip Kuzhe. Ndryshe futbollist i Dinamos së Zagrebit.

” Liga e parë e Jugosllavisë, mund të matej edhe me Bundesligën gjermane”, i kishte thënë Kuzhe, në një intervistë dhënë njërit ndër themeluesit e Gazetës Ulpianapress, Daut Duriqit.

Nexhmedin Statovci i ndjerë, një kohë të gjatë mjek i klubit më të madh kosovar, i kishte rrëfyer Duriqit, një detaj interesant të asaj kohe. Në Ligën e Parë Federative të ish-Jugosllavisë, në edicionin 1985-1986, Prishtina ishte një ndër ekipet më të mira të asaj lige dhe me gjasa realë për plasman që mundësonte pjesëmarrjen në Kupën e UEFA-së. Në mesin e të ashtuquajturës “ katërshe e madhe” të ligës së atëhershme, bashkë me Zvezdën, Dinamon dhe Partizanin, ishte edhe Hajduku nga Spliti. Ky klub kishte edhe një portier të madh, i cili njëkohësisht i mbronte ngjyrat e reprezentacionit të Jugosllavisë. Zoran Simoviq, deri në ndeshje me Prishtinën në Split, mbante një rekord. Nuk ishte pësuar gol mbi 700 minuta. Kjo kishte bërë që pikërisht në ndeshje me Prishtinën, në shkallët e stadiumit “Polud” të Splitit, të uleshin edhe shumë menaxherë të klubeve të mëdha të Evropës, të cilët ishin të interesuar për shërbimet e Simoviqit. Ndër më të ineresuarit ishin pronarët e klubit anglez Totenhem.

Statovci kujtonte se para fillimit të ndeshjes, në zhveshtore ku ishin lojtarët e Prishtinës, kishte hyrë portieri i shumëkërkuar i Hajdukut. Statovci kishte treguar se kur Simoviq kishte hyre brenda, kishte thënë se së pari dëshironte të përshëndetej me mjeshtërin. Së pari ishte përshëndetur më Fadil Vokkrin e ndjerë, pastaj me Fadil Muriqin. Dhe pasi i kishte zgajtur dorën lojtarëve tjerë, ai i ishte drejtuar Vokrrit.

”Mjeshtër, sot ka shumë menaxherë që kanë ardhur për të më përcjellur. Nuk kërkoj nga ti që të mos shënosh, por vetëm t’u kisha lutur që të mos më vini në ndonjë situatë të pakëndshme, që do të më prishte punë”, kujtonte i ndjeri Statovci, lutjen e Simoviqit, drejtuar Fadil Vokrrit.

Një gol i shënuar, pikërisht nga Fadil Vokrri, ndoshta nuk i kishte luhatur edhe shumë mendjen e manexherëve anglezë. Mirëpo, goli i dytë që nxori edhe barazimin e Prishtinës në fundin e lojës, prej një depërtimi elegant nga krahu i djathë i Salih Lugollit, dhe gjuajtja e tij e saktë në këndin e sipërm të portës së Simoviqit, sigurisht ishte vendimtare, që Simoviq, kontratën me Totenhemin të mos e nënshkruante kurrë.

Mirëpo, me ardhjen e Vukashin Vishnjevacit për trajner të Prishinës, nis që ky shkëlqim i Salih Lugolllit të zvetënohet. Një mosmarrëveshje, e përcjellur me fjalosje me trajnerin Vishnjevac, bëri që Lugolli të largohet nga përbërja e parë dhe i pakënaqur me statusin e tij, kalon së pari në Cërvena Zvezdë të Gjilanit dhe më pas në skuadrën Trepça të Mitrovicës, të cilat garonin në Ligën e Dytë Federative të Jugosllavisë. Ndërsa më vonë kthehet në Lipjan, dhe falë shërbimeve të tij, Slloga, me kryetrajner Enver Duriqin, inkuadrohet prapë në Ligën e Parë të Kosovës. Në vitin 1991, largohet na Kosova dhe shkon në Gjermani. Fillimisht stërvitë me klubin Ofenbach Kickers, ku edhe jeton aktualisht. Mirëpo, i pakënaqur me kushtet, nënshkruan për klubin shqiptar FC Kosova, ku edhe përfundon karrierën si lojtar.

“ Për formimin tim si futbollist, meritat kryesore ia dedikoj trajnerit tim të parë Enver Duriqit. Ky jo vetëm që zbuloi talentin tim, por edhe më mësoi shumëçka nga loja e futbollit. Lirisht mund të them se, bashkë me Fuad Muzuroviqin, është trajneri më i mirë më të cilët kam punuar. Edhe sot e kam ruajtur këtë respekt të veçantë , për këtë njohës të madh të futbollit, i cili ka nxjerrë aq shumë talentë të futbollit, te cilët më pas luajtën për skuadra me nam. Ai është një mik i imi i përhershëm”, tha Lugolli, për Gazetën Ulpianapress.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)