Shkëlqimi i kryetarit Imri Ahmeti dhe rënia e opozitës në Lipjan

Shkëlqimi i kryetarit Imri Ahmeti dhe rënia e opozitës në Lipjan

Limaj: S’do ta kisha lejuar Presidentin të përzihet në punët e Qeverisë

Shkruan: Alban Nuredini

 

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në emisionin “ Jeta në Komunë” të drejtuar nga gazetaria Jeta Xharra, ka folur për qeverisjen komunale dhe atë në një përballje të hapur edhe me opozitën dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Komuna e Lipjanit siç e dimë është njëra ndër komunat më të mëdha për nga shtrirja e fshatrave në posedim. Dhe e gjitha kjo e bën jo të lehtë menaxhimin qeverisës. Mirëpo deri më tash, komuna e Lipjanit e drejtuar nga kryetari Imri Ahmeti, pothuajse ka një shtrirje gjithëpërfshirëse në raport me investimet dhe projektet në realizim. Kjo është e dukshme dhe kështu flasin indikatorët për qeverisje të mirë dhe kampione në nivel të Kosovës madje!

Kryetari Imri Ahmeti, siç e theksoi; arsimi ka qenë prioritet jetik, andaj investimi nuk ka munguar në secilin aspekt; qoftë në ndërtim të shkollave, dhënie të bursave për studentë, por këtu duke përfshirë edhe mësimin online, përgatitjet, kabinetet e internetin në gjendjen emergjente të cilën e ka determinuar përballja me covid-19!

Se jetesa e qytetarëve për të është jetike, ajo thjesht shihet në çdo aspekt pozitiv. Hallet e qytetarëve me ujin, rrugët, lidhja e fshatrave mes vete, hapja e tyre normë., rrejti i kanalizimeve, investimi në 10 mije shporta për deponi të egra, e deri te aspketi më jetësor ai i shendetit publik, të japin pikturën e një komune moderne me infrastrukturë të zhvilluar dhe të pasur.

Megjithatë, përballë gjithë kësaj, pamë një “ opozitë” të dorëzuar, pa asnjë koncept dhe me një retorikë tejet të lodhur.

Ku puna e kryetarit Imri Ahmeti, fliste dhe ishte argument i pakontestueshem!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)