Ish-asamleisti i qendrës së VV-së, Shkelzen Bislimi është eliminuar nga gara për kryetar të Vetëvendosjes në Lipjan.
Burime të Ulpianapress bëjnë me dije se përkundër që Bislimi ka dorëzuar kandidaturën për kryetar të degës së VV-së në Lipjan, ai nuk do të jetë kandidat për kryetar të kësaj dege.
Më poshtë statusi i Bislimit, ku kishte njoftuar se është kandidat për kryetar të degës së Vetëvendosjes në Lipjan:
Të dashur anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
Pas përfundimit të procesit zgjedhor në nivelin e parë organizativ, Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet për nivelin e dytë organizativ.
Sot kam dorëzuar kandidaturën time për Kryetar të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan.
Nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë, anëtarët e aktivistët shprehin vullnetin për drejtuesin e ri të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, pozicion me përgjegjësi të mëdha.
Ky proces dhe proceset e tjera që do të vijnë, na gjejnë të angazhuar e të bashkuar për një organizatë të fuqishme drejt sukseseve të ardhshme e të përbashkëta.
Bashkë për Lëvizjen!
COMMENTS