Shkëndija eliminon vetveten nga Europa Ligë

Shkëndija eliminon vetveten nga Europa Ligë

Mësohen përballjet e dy ekipeve lipjanase në Digitalb Kupën e Kosovës

Dy penallti të humbura dhe një sërë mundësish të tjera kanë bërë që kampioni i Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës të eliminohet në playoff të Europa Ligës. Rosenborg e mundi Shkëndijën me rezultat të përgjithshëm 5-1, kurse në Shkup ata fituan me rezultat 2-0. Golat për Rosenborg i shënuan Hovsen (67) dhe Reginiussen (83)
Shkëndija e ka humbur një ndeshje që e pati në duar të veta sonte kundër kampionit të Norvegjisë, Rosenborg.

Dy penallti të humbura dhe shumë mundësi për shënim për Shkëndijën nuk arritën që të finalizohen dhe kështu KF Shkëndija është eliminuar nga gara e Europa Ligës.

Shkëndija e fillojë shumë më mirë këtë takim, me presion dhe disa herë rrezikuan portën e portierit të Rosenborg, Andre Hansen.

Presioni i shumtë bëri që të akordohet penallti në minutën e 20’të për Shkëndijën por Besart Ibraimi nuk arriti të shënoi pasi që topin në shtyllë e devijoi portieri Hansen.

Ata patën edhe një mundësi të mirë për shënim, madje shënuan edhe një gol por që u anulua si pozitë jashtëloje.

Pjesa e dytë po ashtu fillojë shumë më mirë për Shkëndijën ku u akordua përsëri penallti për tetovarët.

Përsëri penalltia huqet, por kësaj radhe nga Xhezair Emini në minutën e 48’të.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)