Shkëndija mbyll aventurën në Champions, kalon në E. League

Shkëndija mbyll aventurën në Champions, kalon në E. League

Mourinho te Real Madrid është punë e kryer, ja kush e konfirmoi sot

Shkëndija e Tetovës e ka mbyllur aventurën e saj në Champions League këtë sezon, duke kaluar tashmë në fazën e play-off të Europa League.

Salzburgu ka rezultuar shumë i fortë për tetovarët, duke fituar edhe ndeshjen e dytë me një gol të shënuar në minutën e dytë të shtesës.

Takimi i parë në Austri ishte mbyllur me fitoren 3-0 të Salzburg ndërsa në ndeshjen e kthimit, Shkëndija bëri një paraqitje të mirë, duke krijuar raste të shumta për gol, por pa e arritur atë deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Ishin austriakët ata që triumfuan edhe në këtë ndeshje me një gol të shënuar në fund nga Andre Ramalho.

Tashmë, Shkëndija do të vijojë më tej në Europa League, ku do të ndeshet me fituesin e çiftit Rosenborg-Cork. Takimi i parë është fituar 0-3 nga skuadra norvegjeze./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)