Shkolla e Lipjanit që nuk punon të hënave

Shkolla e Lipjanit që nuk punon të hënave

Drejtoresha Bytyqi me një shënim u drejtohet qytetarëve: Ka këtë mesazh për ju!

Shkolla fillore serbe “Braça Aksiq” në Lipjan, për shumë arsye dallon nga shkollat tjera të kësaj komune, ajo është e vetmja shkollë për nxënësit e të cilës fundjava përfshin të dielën dhe të hënën.Prej hapjes së saj, drejtuesti e shkollës kanë caktuar të hënën si ditë pushimi dhe kjo sipas tyre është bërë për shkaqe sigurie, shkruan Gazeta Ulpianapress.

”Të hënën është ditë tregu në Lipjan dhe frekuentimi i njerëzve është i madh, andaj për ti ikur ndojnjë provokimi eventual, kur e hapëm shkollën vlerësuam që mësimi të hënën të mos zhvillohet fare”, tha Slavomir Miriq mësimdhënës i kësaj shkolle.

Mirëpo, edhe pse Miriq thotë se vitin që e lamë pas, nxënësit e saj nuk kanë pasur as më të voglin provokim, shkolla vazhdon të punojë me të njejtin orar.

” Mendoj se nuk ka asnjë arsye të prapagohet për mungesë sigurie ditën e tregut dhe nxënësit serbë këtë ditë të mos shkojnë në shkollë për këto arsye, kur shumë prej këtyre nxënësve bashkë me prindërit mund të shihen në treg të cilët vijnë të blejnë tek në tregtarët”, tha Sylë Rexhepi tregtar në Lipjan

Duke ju referuar raportit të Policë së Lipjanit të vitit 2017, se gjatë këtij vitit në Lipjan nuk është shënuar asnjë ekces ndëretnik.

Kjo dëshmon se arsyet e dhëna nga mësimdhënësit e shikollës serbe që e hëna të mbetet ditë pushimi pë nxënësit serbë, ka më shumë qëllim efektin e propagandës. Madje edhe pse për ngritjen e kësaj shkolle janë shpenzuar rreth 325 mijë euro pare të qeverisë së Kosovës, për mbishkrimin e saj ka vendosur Qeveria e Serbisë.

”Mbishkrimi i shkollës ka mbetur vetëm në gjuhën serbe, sepse në fillim kështu na është thënë nga ministria jonë, dhe më vonë kemi konsideruar se kjo ësthë vetëm çështje teknike e cila do të kryhet, por edhe sot e kësj ditë as vetë nuk e di si ka mbetur ashtu”, tha Miriq.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)