SHKOLLAT E SHTIMES REALIZOJNË PROJEKTIN E GIZ-IT GJERMAN “GJITHËPËRFSHIRJA” NË VLERË PREJ 100 MIJË EUROVE

SHKOLLAT E SHTIMES REALIZOJNË PROJEKTIN E GIZ-IT GJERMAN “GJITHËPËRFSHIRJA” NË VLERË PREJ 100 MIJË EUROVE

Kur një njeri bën më shumë se i tërë shteti! Ky është Halil Kastrati

Këto ditë është duke u realizuar projekti i financuar nga Organizata Gjermane GIZ dhe përfituese do të jenë këto shkolla të komunës tonë, pasi që të njëjtat i kanë fituar projektet përmes aplikimit:
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Emin Duraku” që përfshihen shkolla e ciklit të ulët (niveli 1), shkolla e ciklit të mesëm të ulët (6 deri 9), paralelet e ndara në Davidovc, Shkolla fillore dhe e Mesme e Ulët “Skenderbeu” në Reçak, Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Abdullah Shabani” paralelja e ndarë në Zborc, Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë dhe në paralelet e ndara Gjurkoc dhe Rashincë
Ky donacion përfshin: pajisjen e shkollave të lartcekura me tabela lëvizëse ku me këtë rast do të pajisen 81 mësonjëtore dhe do të bëhet ngjyrosja e tyre. Në kuadër të projektit kanë qenë të parapara edhe ngjyra, material suvatues dhe mjete për ngjyrosje. Ndërsa vlera e përgjithshme e projektit është afër 100 mijë eurove
Për të parë nga afër realizimin e projektit, sot më datë 18. 1. 2018 Drejtori i arsimit z.Hajrullah Ademaj vizitoi ShFMU “Skenderbeu” në Reçak dhe me këtë rast theksoi: “Falënderojmë Organizatën Gjermane GIZ e cila është duke e ndihmuar arsimin, dhe krahas investimeve që po bëjmë së fundi në infrastrukturën shkollore, këto donacione po e ndihmojnë përmbushjen e objektivave tona që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë në procesin edukativo-arsimor.”Fotografia e Komuna ShtimeFotografia e Komuna ShtimeFotografia e Komuna Shtime

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)