“Shkrihen akujt”, Erdogan viziton Greqinë në fillim të dhjetorit

“Shkrihen akujt”, Erdogan viziton Greqinë në fillim të dhjetorit

Detaje nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi mbrëmë në rrugën Prishtinë – Mitrovicë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka planifikuar të vizitojë Greqinë në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit, sipas Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Kotzias, nuk ka ngurruar të bëj vërejtjet në një konferencë shtypi, në prag të vizitës së tij në Turqi këtë javë.

Vizita e Erdogan do të vijë pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, ku i kërkoi Greqisë të martën të mos bëhet një “strehë e sigurt”, për komplotistët që u përpoqën të rrëzonin qeverinë gjatë grushtit të vitit të kaluar.

Në deklaratë ka cituar se 995 gylenista, kanë aplikuar për azil në Greqi, përcjell Shqiptarja.

Cavusoglu tha se azilkërkuesit dyshohen për lidhje me rrjetin e klerit Fethullah Gulen, i fajësuar nga Turqia për komplot.

Ndërsa Kotzias tha se vendimet mbi azilkërkuesit janë bërë nga gjyqësori grek, duhet të respektohet edhe nëse “nuk u pëlqen ky vendim”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)