Shkruan Berat Buzhala: Rikthehet lufta e ndytë e miellit në Kosovë

Shkruan Berat Buzhala: Rikthehet lufta e ndytë e miellit në Kosovë

Pas konfliktit që pati me Presidentin Thaçi, Baton Haxhiu shfaqet me një kolumne për Gjykatën Speciale

Shkruan: Berat Buzhala

Institucionet tona dhe disa media, janë rreshtuar krejtësisht në anën e kompanisë Finesa, pronë e Devollëve, duke i shpallur luftë të ndytë kompanisë Fellini, përmes një shoqate fiktive të mullisëve të Kosovës.
Njëra prej veprimeve të para të kësaj Qeverie ka qenë vendosja e një takse prej 10 për qind për importin e miellit, të cilën e ka bërë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e drejtuar nga Nisma për Kosovën.

Një veprim të tillë, dikush ka provuar ta interpretojë si mbrojtje të prodhuesve vendorë të miellit nga importi i jashtëm. Se kjo është qesharake dhe që prapa saj fshihet një potencial i jashtëzakonshëm për korrupsion, mund ta kuptojë çdo njeri me njohuri mesatare në ekonomi, e edhe unë.

Sikur Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, sikur Qeveria e Kosovës, të kishte qëllim mbrojtjen e prodhuesve vendorë, atëherë do ta taksonte edhe grurin dhe jo vetëm miellin. Mirëpo, ky nuk ka qenë qëllimi. Qëllimi ka qenë që të mbrohet mielli i prodhuar në Kosovë me grurë të Serbisë.

Që ta bëj edhe më të thjeshtë: Kompania Finesa, pronë e Devollëve, prodhon miell në Kosovë nga gruri i importuar jashtë Kosovës. Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, duke e vënë taksën prej 10 për qind për import të miellit, i hap rrugë kompanisë Finesa që të këtë përparësi në treg prej 10 për qind për secilën kompani tjetër që merret me import të miellit. A po kuptohemi?

Viktima e parë e kësaj politike duket të jetë kompania Fellini, e cila merret me import të miellit dhe e cila është vënë në shënjestër të mediave të afërta me kompaninë Finesa, por edhe në shënjestër të institucioneve shtetërore, siç AVUK dhe MTI. Këto dy institucione janë ndërsyer kundër kompanisë Fellini, përmes një gjuetie të shtrigave të filluar nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës, e cila është krejtësisht në dorën e Finesës, respektivisht Devollëve.

Kjo Shoqatë e ka dhënë alarmin para disa ditëve se si kompania Fellini po importon miell të dyshimtë në Kosovë. Ka mjaftuar ky alarm që në dyert e Fellinit të zbarkojnë inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe ata të AVUK-ut për cilësi.

“Krejt kjo është e pasaktë. Në të gjitha dokumentet që ne i posedojmë theksohet në mënyrë precize se prej ku ne e importojmë miellin”, thotë drejtori i Fellinit, Esat Berisha, duke shtuar që mielli i tyre importohet nga disa vende të ndryshme të botës, varësisht prej cilësisë së tij.

“Ne e përzgjedhim miellin. Ndodh që e importojmë nga Bosnja dhe Hercegovina, ndodh që e importojmë nga Gjermania. Mirëpo, ne vazhdimisht tregojmë se cili është vendi i origjinës. Në të gjitha matjet e cilësisë rezulton se mielli që ne e importojmë në Kosovë është më cilësor se të gjithë të tjerët. Prandaj ne edhe e kemi shumicën e tregut”, tregon Berisha.

Për ta prishur këtë balancë të tregut, Shoqata e Mullisëve të Kosovës kishte kërkuar nga institucionet që të ndalohet importi i miellit nga Fellini, derisa të sqarohet kjo çështje. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë kjo zbrazëtirë do të pushtohej nga Finesa në mënyrë jo të ndershme dhe joligjore.

Ky alarm i rrejshëm i Shoqatës së Mullisëve i ka nxitur inspektorët e MTI-së dhe AVUK-ut që të inskenojnë kontrolle të rrejshme në importet e Fellinit. Tash e disa ditë kamionët e kësaj kompanie po mbahen në terminale të ndryshme doganore për t’iu nënshtruar kontrolleve. Vetë fakti që po mbahen kamionët e Fellinit në terminale doganore është një përparësi e madhe për Finesën dhe Devollët. Për çdo 24 orë në terminal doganor një kamion paguan rreth 40 euro. Një gjë e tillë i jep përparësi në çmim konkurrencës, e cila nuk e paguan edhe këtë taksën e terminaleve doganore.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)