Shkuan në kafene, 7 policëve iu hiqet meditja!

Shkuan në kafene, 7 policëve iu hiqet meditja!

“Serbia nuk do të anëtarësohet në BE edhe nëse e zgjidh problemin me Kosovën”

Shtatë pjesëtarë të Policisë së Kosovës të regjionit të Prishtinës janë dënuar të premtën me heqje të meditjes, për shkak të mos respektimit të vendimit të drejtorit të policisë Rashit Qelaj, për mos dalje në kafe gjatë orarit të punës.

Sipas burimeve të “Gazeta Blic”, këtyre policëve u është dhënë vërejtja e fundit, që nëse nuk e respektojnë vendimin e drejtorit të PK do të suspendohen nga detyra.

Qelaj, përveç vendimit për mos shkuarje në kafe gjatë orarit të punës, policëve ua ka ndaluar edhe praktikimin e namazit. E ky vendim ka ngjallur reagim tek Bashkësia Islame e Kosovës e cila e konsideron si shkelje e të drejtave të njeriut.
Vendimi i drejtorit të Policisë, që policët të qëndrojnë larg institucioneve fetare erdhi sipas tij për të sjellur rregull në këtë institucion.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)