Sholtes: Kosova i ka plotësuar kushtet, BE-ja nuk e mbajti premtimin për liberalizim

Sholtes: Kosova i ka plotësuar kushtet, BE-ja nuk e mbajti premtimin për liberalizim

“ERA EKIP”, Ulpiana e fillon kampionatin me fitore

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE për liberalizimin e vizave.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor ku ekzistojnë ende kërkesat për viza.

Sholtes një intervistë dhënë për  “Europeaninterest”, ka deklaruar se pavarësisht faktit se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian, ky i fundit nuk e mbajti premtimin, pasi siç u shpreh ai, qytetarëve të Kosovës iu është premtuar se pas përmbushjes së kritereve të kërkuara ata do të mund të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë, transmeton lajmi.net.

“Kosova plotësoi dy kushtet e rëndësishme të lëshuara nga Komisioni Evropian, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe së dyti demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. E dyta ishte një çështje e ndjeshme.  Dhe pastaj siç thashë nuk ndodhi asgjë. Dhe tani njerëzit në Kosovë ndjehen të zhgënjyer, besojnë se vendi nuk e meriton këtë. Kjo është për t’ju dhënë një shembull se sa problematike mund të bëhet kur ju premton diçka dhe nuk e mbani premtimin tuaj. Ne në Parlamentin Evropian dhe gjithashtu në Komision kemi një pozicion pozitiv, por vendimi përfundimtar i takon Këshillit Evropian”, ka deklaruar Sholtes.

Sipas tij, liberalizmi i vizave për Kosovën do ta ndihmonte tërë rajonin.

“Ne po flasim vetëm për liberalizimin e vizave që do të ndihmojë jo vetëm Kosovën, por tërë rajonin për të shmangur izolimin”, ka thënë ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)