Sulmuesit e KF Arbërisë, Kashtanjeva, Kryeziu e Bytyqi ishin vendimtar në takimin ndaj Vëllaznimit.
Klubi i drejtuar nga Nuhi Bahtiri ka fituar ‘finalen’ e xhiros së njëmbëdhjetë ndaj Vëllaznimit me rezultatin 3-0, shkruan GazetaUlpianapress.
Golat në këtë duel i shënuan sumluesit, Kashtanjeva me jë super goditje në minutën e 14’të të ballafaqimit, kurse në pjesën e dytë Kryeziu dhe Bytyqin e vulosën takimin për 3 me 0.
Mirëpo sipas faqes zyrtare të klubit të tre gola i’u dedikuan donatorit kryesor të KF Arbërisë, Jahir Krasiqit, i cili nuk kurseu asgjë deri tani për klubin./Ulpianapress
COMMENTS