Shpend Ahmeti e pranon që s’është zgjidhur furnizimi me ujë

Përfundimtare: Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës (Foto)

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Prishtinës e ka pranuar se nuk ka arrit të zgjedh problemin me ujë në kryeqytet.

Shpend Ahmeti i cili po kërkon edhe një mandat në krye të Prishtinës ka pranuar dështimin me furnizimin me ujë. Ai ka treguar se disa pjesë në kryeqytet ende kanë probleme me ujin.

“Është një pjesë në Bernicën e Eperme e kemi një pjesë në Arbëri dhe në Shkabaj që ka probleme me ujë. Është Rezonanca në Veternik dhe po ashtu i kemi disa probleme të vogla te rruga e Bledit në Taslixhe me ç’rast me të gjitha këto probleme jemi duke i diskutu me ujësjellësin”, tha Ahmeti në Klan Kosova.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)