Lëvizja Vetëvendosje do ta qeverisë Prishtinën edhe për një mandat, me në krye Shpend Ahmetin.
Ky i fundit i është gëzuar tej mase rezultatit që doli sot nga numërimi i votave me kusht, me postë, dhe nga votat e personave me nevoja të veçanta.
Në kohën kur VV po përgatitet për të mbajtur një konferencë për media, nuk mund të mos vërehej gëzimi i Ahmetit, i cili po buzëqesh tërë kohën, shkruan Indeksonline.
Ai e kishte shpallur Vetëvendosjen fituese në Prishtinë që më 19 nëntor, kur ishin numëruar votat, por zyrtarizimi i sotëm ia ka shtuar Ahmetit dozën e lumturisë.
Njëjtë duket edhe nënkryetari i partisë, Dardan Sejdiu i cili për asnjë moment nuk është ndalë së qeshuri me Ahmetin./Indeksonline/
COMMENTS