Shpërthen humori me Albin Kurtin e Agim Bahtirin

Shpërthen humori me Albin Kurtin e Agim Bahtirin

Njihuni me 2 shenjat e bekuara nga horoskopi, fat në pasuri dhe dashuri

Në internet ka shpërthyer humori me Albin Kurtin e Agim Bahtirin.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Aleancës Kosova e Re dhe Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion në Mitrovicë, në prag të balotazhit për kryetar të komunës, ish-kreu i VV’së dhe nënkryetari i AKR’së janë bërë objekt talljesh në rrjetet sociale.

Në Facebook, Twitter e Instagram kanë nisur të qarkullojnë fotografi që përqeshin koalicionin e arritur mes VV’së dhe AKR’së.

Një e tillë, fotomontazh, e shfaq Kurtin e Bahtirin duke ngritur bashkërisht lart një kërpudhë gjigante.

“#MeZemër #MePiqurkë”, thuhet në mbishkrimin e kësaj fotografie që po qarkullon në rrjetet sociale.

Bahtiri, kandidat i AKR’së për kryetar të Mitrovicës, përballet më 19 nëntor në balotazh me Valdete Idrizin e Partisë Demokratike të Kosovës. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)