Shpërthen Maradona: Kolumbia u grabit nga një arbitër hajdut

Shpërthen Maradona: Kolumbia u grabit nga një arbitër hajdut

FA del me deklaratë për incidentin në tunel pas derbit mes Unitedit dhe Cityt, vendos të mos ndërmarrë asnjë veprim

Diego Armando Maradona nuk ndryshon kurrë dhe as ka ndërmend ta bëjë. Botërori i Rusisë për të nuk ka përfunduar me eliminimin e Argjentinës nga Franca.

E pasi humbi Messin me shokë, Diego u transformua në një tifoz të Kolumbisë, edhe kjo e eliminuar një natë më parë në 1/8-at e finaleve nga Anglia, pas gjuajtjes së 11-metërshave.

Një eliminim ky që shkaktoi irritimin e Maradonës, si gjithmonë, por këtë herë tej limiteve të parashikuara. Zemërimi i “El Pibe de Oro”-s erdhi mbi të gjitha nga penalltia e kontestueshme që iu akordua anglezëve për të zhbllokuar rezultatin.

Në shënjestrën e legjendës së futbollit argjentinas përfundoi arbitri amerikan, Geiger, i cili dha penalltinë në favor të Kane; por edhe FIFA, një armike e betuar dhe historike e ish-yllit të Napolit të viteve ’90.

“Kolumbia pësoi një grabitje monumentale. Arbitri Geiger, një gjyqtar amerikan, ndoshta mund t’i njohë mirë rregullat e bejzbollit, por jo aq edhe ato të futbollit. Ai është një hajdut! Ndërhyrjen e gabuar faktikisht e shkaktoi Kane, por ai dha penallti kundër kolumbianëve, të cilët humbën pa pasur asnjë faj. Përse nuk kërkuan ndërhyrjen e VAR-it?”, pyet në fund të sulmit të tij të ashpër Maradona.

Barazimi i Kolumbisë në fundin e takimit nuk e frenoi aspak irritimin e legjendës, i cili gjatë transmetimit të emisionit “De la mano del Diez” shtoi edhe më shumë.

“I duhet kërkuar falje popullit kolumbian. Arbitrat i përzgjedh Collina, i cili është nominuar nga Infantino, me këtë të fundit që duhej të çlironte FIFA-n nga korrupsioni dhe nga hajdutët. Por, në këtë ndeshje kemi parë krejt të kundërtën. FIFA është ende ajo e vjetra dhe e trukuara. Më dolën lotë kur më premtoi se do ta çlironte FIFA-n nga kalbësirat, por jo”./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)