Shpërthimi i fuqishëm në Tiranë, reagon policia: Ky është shkaku, një person i plagosur

Shpërthimi i fuqishëm në Tiranë, reagon policia: Ky është shkaku, një person i plagosur

ZYRTARI I VETËVENDOSJES PUBLIKON FOTOGRAFI ME GRABOVCIN DHE LUSHTAKUN – I PYET PSE E KANË LËNË PA PUNË

Policia e Tiranës reagoi zyrtarisht për shpërthimin e ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish- Bllokut.
Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur në një byrektore dhe ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur pronari i biznesit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me date 08.04.2018 rreth orës 07:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në një pike shitje ra zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, te cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr.


Shkak paraprakisht dyshohet rrjedhja e gazit.

Për pasojë është dëmtuar pronari i subjektit shtetasi Sh.P., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave”, njofton policia./Gazeta Express

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)