Një peshkatar ka shpëtuar 98 peshkaqenë ende të palindur, teksa nëna e tyre kishte ngordhur pasi ishte sulmuar nga një tjetër peshkaqen.
46-vjeçari, Mathew Orlov pretendon se peshkaqeni femër ishte i ngordhur kur ai e ka nxjerr nga uji dhe e ka futur në barkën e tij.
Gjithsesi ai kishte vënë re se në stomakun e peshkaqenit diçka po lëvizte dhe ai vendosi që ta çante për të parë çfarë kishte brenda dhe është habitur kur ka parë peshkaqenët e vegjël që duhet të ishin në prag lindjeje.
Menjëherë ai ka vendosur që t’i hedhë ato në ujë, për t’u dhënë një mundësi mbijetese.
Por ndërsa gjesti i tij është vlerësuar si human nga shumica e komentuesve, ka edhe nga ata që e kanë vlerësuar si të çmendur pasi ka rifutur në det 98 krijesa të rrezikshme./tch
COMMENTS