Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve do ta luaj ndaj Izraelit në Elbasan.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri italian Christian Panucci do të tentojnë t’i rikthehen rezultateve pozitive.
Kundërshtari i parë i Shqipërisë do të jetë Kombëtarja e Izrealit, të cilët kuqezinjtë kanë ditur ta mposhtin.
Ndeshja do të luhet më 7 shtator nga ora 20:45 në Elbasan Arena.
E Federata e futbollit të Shqipërisë për këtë takim ka nxjerrë në shitje edhe biletat.
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton për të gjithë tifozët që ka nisur shitja e biletave online, për të gjitha kategoritë për ndeshjen e UEFA Nations League, Shqipëri – Izrael, e cila do të luhet në datën 7 Shtator 2018 në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena” Elbasan”.
“Në faqen zyrtare të FSHF-së në websitin e saj fshf.org në internet, në linkun përkatës: bileta.fshf.org, ka nisur shitja e biletave për secilën kategori të stadiumit”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. /Telegrafi/
Më poshtë do të gjeni edhe një listë çmimesh:
COMMENTS