“Shqiponjat” me Zvicrën eliminohen nga Botërori

“Shqiponjat” me Zvicrën eliminohen nga Botërori

Ylli i Liverpool rrezikon pesë vite burg

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemajli dhe Valon Behrami, së bashku me Zvicrën janë eliminuar nga Kampionati Botëror, pasi humbën kundër Suedisë.

Suedia me një gol të Emil Forsbergut siguruan çerekfinalen për herë të parë pas 24 vjetësh.

Xhaka e Shaqiri e bën lajm Zvicrën në këtë Botëror shkaku i festës me “shqiponjë” në fitoren 2 me 1 ndaj Serbisë, duke ngjallë reagime të mëdha me simbolin shqiptar.

Suedia në çerekfinale e pret fituesin e takimit të sotëm Angli – Kolumbi.

Suedia kalon në epërsi me autogolin e Akanjit

Mbrojtësi Manuel Akanji ka realizuar gol në portën e vet, duke ia dhuruar epërsinë Suedisë në përballjen kundër Zvicrës.

Kur po zhvillohej minuta e 66 Emil Forsberg gjeti hapësirë për të goditur nga zona dhe gjuajtjen e tij e devijoi në portën e Sommerit mbrojtësi zviceran.

Suedia dhe Zvicra mbyllin pjesën e parë me raste të humbura

Pjesa e parë e ndeshjes Suedi – Zvicër është mbyllur pa gola pas shpërdorimeve të rasteve nga të dy përfaqësueset.

Portieri Yann Sommer shpëtoi Zvicrën në minutën e 28 kur priti gjuajtjen e Marcus Bergut ndërsa Albin Ekdal gjuajti pak metra nga korniza e portës pas harkimit të Mikael Lustigut në minutën e 41.

Edhe Zvicra ka mundur shumë lehtë të kalojë në epërsi sikur Blerim Xhemajli të shndërronte në gol një pasim të pranuar nga ana e majtë, por goditja e tij ishte aq e fuqishme sa shkoi disa metra mbi portë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)