“Shqiptarët kontrollojnë futbollin serb!”

“Shqiptarët kontrollojnë futbollin serb!”

Ulpiana – Kosova P, ky është rezultati i pjesës së parë

Gazeta serbe “Kurir” ka paralajmëruar zbulimin e një skandali në futbollin serb, ku pretendon se një grup i organizuar shqiptarësh udhëheq futbollin në vendin e tyre.

Gazeta shkruan se pjesë e hetimeve janë bërë edhe shërbimet sekrete të një vendi perëndimor. Në shkrim thuhet se grupi i shqiptarëve udhëhiqet nga vëllezërit Osmani. Sipas gazetës, grupi kriminal ka kryer aktivitete ilegale duke përfshirë edhe transferimin e lojtarëve.

“Mafia shqiptare me paratë e pista të fituara nga tregtia me drogë dhe armatim, por nga transferimi i lojtarëve serbë, ‘i pastron’ paratë në Serbi, ndërsa një pjesë të madhe të këtyre parave e përdorë për ndarjen e shtetit, shkruan në paralajmërimin e Kurir.

Në ditët në vazhdim, Kurir paralajmëron që do të zbulojë se si funksionon “grupi kriminal shqiptar, mënyrën si i kontrollon transferimet në futboll, me cilat shërbime të huaja po punohet ngushtë, cili klub serb përdoret për pastrimin e parave të mafias, përmes cilëve menaxherë kanë hyrë në tregun serb./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)