Mediat ekuadoriane kanë publikuar emrin e shqiptarit të cilit dyshohet se iu bë një atentat mafioz për pazaret e kokainës.
Bëhet fjalë për Remzi Azemin nga Kosova, i cili ka marrë tre plumba, ndërsa lëvizte me makinë të blinduar.
Ai ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa policia ka ndaluar një të dyshuar, transmeton tch.
Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor.
Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrarë Ilir Hidri, që gjithashtu dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës.
COMMENTS