SHTIMJA DEGA MË E MIRË E PDK-së NË KOSOVË

SHTIMJA DEGA MË E MIRË E PDK-së NË KOSOVË

Mujota: Më 22 tetor do të fitojmë pa balotazh (Foto)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Shtime ka mbajtur tubim me struktura, komisionerë dhe vëzhgues.

Në këtë tubim, mori pjesë edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Në këtë tubim publik, para të pranishmëve ka folur kryetari I PDK-së në Shtime Fehmi Mujota, i cili pëshëndeti të pranishmit dhe i falenderoi për mbështetje. Nënkryetari i kryesisë qendër Bajrush Xhemajli tha se Dega e PDK-së në Shtime është dega më e konsoliduar dhe e shpalli degën më të mirë. Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtari i kryesisë Fatmir Xhelili vlerësoi lartë kontributin e strukturave të PDK-së në Shtime dhe e cilësoi si një lis qindravjeçar të cilit i kanë rënë disa degë të kalbura.

Kryetari Kadri Veseli ka falënderuar elektoratin e PDK-së të Shtimes, ka theksur se Naim Ismajli dhe Programi Qeverisës i tij janë garancë për fitore, ndërsa lidhur me kandidaturat për kryetar tha se Naim Ismajli nuk ka konkurencë dhe se kandidatët tjerë janë njerëz që të gjithë deri dje ishin në PDK.

Mujota tregoi se Naim Ismajli ka udhëtuar më Austri për të nënshkruar marrëveshjen për projektin e Kolektorit të ujërave të zeza.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)