Kuvendi Komunal në Lipjan kanë marrë vendim për ndryshimin e tarifës për çerdhet publike. Nga 45 çmimi ka shkuar në 60, shifër që u vendos pas kërkesës për ndryshim ku kërkohej të ishte 80 euro.
Drejtoria e Arsimit këtë ndryshim e arsyetoi me mbajtjen e standardit pas ndryshimeve të shumta, teksa prindërit thanë se më e arsyeshme do të ishte një analizë para shtrenjëtimeve, transmeton KlanKosova.tv.
Përveç kësaj, këtyre të fundit u ka ardhur një njoftim se nga gushti nuk do të ketë në çerdhe grup-moshat 5-6 vjeç, gjë për të cilën thanë se do i ndjekin rrugët e ankimimit.
COMMENTS