Një grup i qytetarëve të Lipjanit kishin paralajmëruar një protestë për sot me fillim nga ora 17:30 në sheshin ‘’Adem Jashari’’ në Lipjan, mirëpo, përmes një njoftimi të ri, përfaqesuesi I këtij grupi, Shaip Jashari bën me dije se e ka anuluar protestën për arsye të motit të ftohët dhe kushteve jo të përshtatshme atmosferike, transmeton Ulpianapress
Deklarata e plotë e Jasharit:
”Për shkak të motit të ftohët dhe kushteve jo të përshtatshme atmosferike, protesta e thirrur për sot në Lipjan , në sheshin “Adem Jashari” me moton “Kosova Atdheu Ynë”, është shtyer për një afat të pacaktuar.
Për të gjitha aktivitetet tona të radhës do të jeni të njoftuar me kohë. Falënderojmë për mirëkuptim të gjithë qytetarët që janë përgjigjur pozitivisht ftesës sonë”.
COMMENTS