Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shukri Buja, ka mbajtur sonte takime me banorët e Sllovisë dhe Smallushës, ku është pritur me mbështetje të gjerë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Buja shprehu mirënjohjen për përkrahjen e dhënë, duke u zotuar se në mandatin e ardhshëm do të realizojë projekte konkrete në fusha kyçe si arsimi, shëndetësia, infrastruktura, bujqësia dhe kultura.
Ai tha se është koha për ndryshime dhe se programi i tij synon të sjellë përmirësime të prekshme në jetën e qytetarëve të Lipjanit.
COMMENTS