Shukri Buja: I gjithë lajmi është spekulim i gazetarisë

Ndërron jetë nëna e Shukri Bujës

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka gjetur prova për të akuzuar mbi 60 ish-drejtues dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktakuzat nuk kanë të bëjnë vetëm me krime lufte, por edhe vepra tjera të kryera deri në fund të vitit 2000.

Ndër të akuzuarit e parë thuhet se pritet të jetë edhe ish-kryetari i Lipjanit Shukri Buja.

Shukri Buja, dyshohet për rolin e tij në disa krime gjatë dhe pas luftës. Mes tyre është një sulm mbi një familje shqiptare në Godanc të Lipjanit.

I kontaktuar nga Gazeta Ulpianapress Buja shprehet se nuk ka koment rreth ketij lajmi thjesh është spekulim i gazetarisë.

“Thjesht nuk kam komentrreth këtij lajmi, është spekulim i gazetarisë, perderisa prokuroria thot se nuk ka asnjë informacion,keto janë vetëm spekulime” ka thënë Buja shkurt./Ulpianapress/

Aktakuza e parë pritet të shpallet menjëherë pas shënimit të dhjetë-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)