Shukri Buja pas seancës: Është proces politik, asnjë institucion nuk e ka shpall dikë veteran të rrejshëm

Shukri Buja pas seancës: Është proces politik, asnjë institucion nuk e ka shpall dikë veteran të rrejshëm

Në Lipjan era rrëzon shtyllën elektrike

Pas dështimit të seancës për shqyrtimin fillestar për shkak të mos krijimit të kushteve ligjore, i pandehuri Shukri Buja e cilësoi këtë seancë si orkestrim të mirë, por që dirigjenti nuk është parë.

“Është një proces më shumë politikë, se sa diçka e vërtetë. Asnjë institucion nuk e ka shpall dikë veteran të rrejshëm. Është diçka banale të thuhet që janë veteran të rrejshëm. Po shihet se do të zgjas ky proces. Pjesë e këtij komisioni, unë do të ftoj shumë dëshmitarë, sepse janë diku rreth 800 që vlerësohen si veteran të rrejshëm. Do ti ftoj të gjithë që kush ua nënshkroi këto aplikacione. Pra do të përballemi me një proces shumë të gjatë”, tha ai.

Buja tha se dirigjenti është i pafytyrë, e pjesë të orkestrës i quajti edhe mediat.

“Instrument i gjykatës, ju po bëni shumë zhurmë në këtë punë. Nëse ju vazhdoni me i dhënë zë kësaj, sepse dihet kjo është vërë me presion të opinionet. Ju e dini që po ashtu pjesë të komisionit nuk kanë qenë vetëm këta të ftuarit këtu”, tha ai.

Ai shtoi se janë kursyer nga këto ftesa komandantët.

“Anëtar i komisionit i rregullt ka qenë edhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, të njëjtin funksion e kemi pas. Pse duhet të kursehet Sami Lushtaku, Hashim Thaçi”, u shpreh ai.

Në mungesë të kushteve ligjore sipas gjyqtares Nushe Meta, seanca është shtyrë për 14 mars në orën 10:00.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)