Shukri Buja viziton fermerët në Hanrovc

Shukri Buja viziton fermerët në Hanrovc

16 arsye për të vizituar Kosovën sipas ‘Sweedishnomad’, ndër to edhe këto qytete!

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga PDK-ja, Shukri Buja, ka zhvilluar një vizitë në familjen e fermerit Fatmir Gajtani në Hanrovc. Gjatë takimit, ai foli për rëndësinë e mbështetjes së fermerëve dhe rolin e tyre në zhvillimin ekonomik të komunës.

Buja bëri të ditur se programi i tij për bujqësinë synon të ofrojë përkrahje konkrete për fermerët, duke përfshirë lehtësime dhe iniciativa që mundësojnë rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e punës në tokë. Ai theksoi se zhvillimi i vendit fillon nga toka dhe nga puna e përditshme e fermerëve, të cilët janë një komponent kyç i ekonomisë lokale.

Në këtë kontekst, Buja u shpreh se prioritet i tij është krijimi i kushteve më të mira për fermerët e Lipjanit dhe sigurimi i një të ardhme më të qëndrueshme për sektorin bujqësor.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)