Një ish-oficer i CIA-s ka paralajmëruar se telefonat dhe pajisjet inteligjente nuk janë aspak të sigurta dhe mund të dëgjojnë gjithçka që ndodh rreth nesh.
Sipas John Kiriakout, jo vetëm kompanitë e reklamave, por edhe shumë qeveri dhe shërbime sekrete kanë mundësi përgjimi.
Ai tha se CIA mund ta kthejë çdo televizor smart në mikrofon, edhe kur është i fikur.
ADVERTISING
Teknologjia e tillë, sipas tij, ekziston prej dekadash dhe vazhdon të përmirësohet.
Kiriakou zbuloi gjithashtu se sistemet kompjuterike të makinave mund të kontrollohen nga distanca.
Kjo e bën jetën moderne më të ekspozuar ndaj rreziqeve të privatësisë.
Eksperti këshillon qytetarët të jenë shumë të kujdesshëm me pajisjet që përdorin çdo ditë.


COMMENTS