Si duket sot njeriu që i doli përpara makinave të NATO-s në Gjakovë (Foto)

Si duket sot njeriu që i doli përpara makinave të NATO-s në Gjakovë (Foto)

Shqiptarja gjendet pa shenja jete në Junik

Fotografia e tij bëri xhiron e gjithë botës, kur ai me dy duart lart, me lot në sy dhe gëzim të madh hidhej xhamave të makinave të NATO-s, 16 vjet më parë në Gjakovë.
Është Agim Berberi apo si njihet me nofkën Rusi që tregon se çfarë ndodhi atë ditë dhe si shpëtoi i gjallë.

Berberi kishte qëndruar në Gjakovë 78 net mes flakësh, vrasjesh e masakrimesh dhe thuajse i kishte humbur shpresa se do ta priste i gjallë lirinë.

“Kur kemi dëgjuar se kolonat e ushtarëve italianë po i afrohen hyrjes së qytetit kemi dalë bashkë me disa njerëz të tjerë që ishim duke qëndruar bashkërisht.

Shumë pak metra larg nesh po qëndronin paramilitarët serbë me një pitzgauer dhe një autoblindë, të gatshëm të gjuanin mbi ne.

E teksa forcat e NATO-s po afroheshin, unë fillimisht e kam nxjerrë një flamur kuqezi dhe e kam vendosur në një shenjë komunikacioni, pastaj kam vrapuar në drejtim të tyre, ndërsa serbët e kanë drejtuar mitralozin e autoblindës në drejtimin timin.
Nuk e di pse nuk kanë gjuajtur në mua, por e di që kanë gjuajtur pesë herë në ajër”, thotë ai.

Ai vlerëson se hyrja e NATO-s shpëtoi Gjakovën nga shfarosja totale dhe sipas tij, serbët kanë vrarë njerëz dhe kanë djegur shtëpi edhe për disa orë sa ushtarët e NATO-s ishin brenda qytetit.

Ndërsa pamjet e tij, teksa hidhej në xhamat e makinave të NATO-s ende ekzistojnë dhe atë kohë janë parë në gjithë botën.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)