Gratë me gishta tregues të gjatë në doren e tyre të majtë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë, ka zbuluar një studim.
Gjetjet kanë befasuar shkencëtarët se si të paturit gishtin tregues të gjatë lidhet me disa nga tiparet e një femre, transmeton lajmi.net.
Gishti më i madh tregues dhe gishti më i shkurtër i unazës janë të lidhur me ekspozimin ndaj niveleve më të larta të hormoneve seksuale femërore në mitër.
Supozohet se gratë që ishin “më të feminizuara” do të kishin më shumë gjasa të ishin të kënaqura me marrëdhëniet seksuale dhe të ishin më pak impulsive.
Eiluned Pearce i Universitetit të Oksfordit bëri hulumtimin, i cili u botua në një revistë të Shoqërisë Mbretërore.
COMMENTS