Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti ka takuar simpatizantët e tij në fshatrat Rufc dhe Ribar i Madh, njofton Ulpianapress.
Në këto dy takime të ndara, i pari i Lipjanit ka marrë mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 17 tetorit.
”Rufci me rrethinë dhe Ribari i Madh sonte dëshmuan se na pret një fitore e madhe”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti në Facebook
COMMENTS