SIMBOLET E KOSOVËS NË BE – SERBIA QON NOTË PROTESTE, KËRKON HEQJEN E TYRE NGA DOKUMENTET

SIMBOLET E KOSOVËS NË BE – SERBIA QON NOTË PROTESTE, KËRKON HEQJEN E TYRE NGA DOKUMENTET

Sali Berisha: Jam prekur shumë kur kam parë shqiptarët e Kosovës duke mbledhur ndihma në qendër të Prishtinës

Shënimi i Ditës së Zgjerimit në Bashkimin Evropian po shënohet këtë vit nën presidencën bullgare dhe aty janë përdorur edhe simbolet e shtetit të Kosovës, duke ngjallur reagime të ashpra në Serbi.

Mediat në Serbi raportojnë se misioni i Serbisë në BE i ka dërguar një notë proteste presidentit të Komisionit Evropian për Regjion Karl Heinz Lambertz pse kanë përdorur simbolet e Kosovës.

Sipas një deklarate “simbolet e shtetit të Kosovës” janë përdorur gjatë aktivitetit të njohur “Proud of my Region and its Culture” që po mbahet në Bruksel për ta shënuar Ditën e Zgjerimit.

Serbia ka kërkuar nga BE-ja që të mbajë qëndrimin netural nga Kosovës dhe të hiqen simbolet e shtetit të Kosovës nga të gjitha dokumentet, raporton Insajderi.

Dita e Zgjerimit të BE është organizuar nga Komisioni Evropian dhe bënë bashkë vendet që kanë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE./Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)