Ish mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, ka thënë se Diego Simeone mund të jetë njeriu që do të pasojë Arsene Wenger në pozitën e trajnerit në Arsenal.
Menaxheri i Atletico Madrid, ka qenë shumë i përmendur për një kalim në Emirates Stadium. Pas tij emër shumë i përfolur tash është edhe ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.
Neville, ka thënë për SkySports, se Simeone ka të gjitha atributet për të çuar Arsenalin drejt trofeve.
“Luis Enrique është favorit, por pyes përsëri se kush mund të jetë personi që do të drejtonte Arsenalin?”
“Ata do të duhet të kenë një menaxher dhe kandidat serioz për mua është Diego Simeone i Atletico”.
COMMENTS