S’ka më eksperimente, në Champions Alegri i beson Juves së “vjetër”

S’ka më eksperimente, në Champions Alegri i beson Juves së “vjetër”

Notat e lojtarëve: Ulpiana 4-0 Bashkimi GJ

Humbja ndaj Lazios e vuri edhe atë në këndin e të pandehurve. Massimiliano Allegri është kritikuar për lojën e Juves në fushë, por edhe për disa zgjedhje teknike që ai bëri, sidomos me zëvendësimin Lichtsteiner-Sturaro, ndërsa Lazio udhëhiqte 1-2.

Por kundër Sportingut të Lisbonës, trajneri i Juventusit do të kthehet në traditë, i zakonshmi 4-2-3-1 me futbollistët e “tij” në fushë. Ata më besnikët, të cilët në sezonin e kaluar i garantuan titullin bardhezinjve.

Janarin e kaluar Allegri hoqi dorë përfundimisht nga formacioni 3-5-2 për të qëndruar në mënyrë të qëndrueshme në rreshtimin 4-2-3-1, forma që në këtë moment i jep më shumë siguri Allegrit dhe pjesës tjetër të skuadrës së bardhezinjve. Ky do të jetë rreshtimi që të mërkurën në mbrëmje do të ketë Juventusi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)