Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit nuk ka pasur kuorum për të proceduar tutje ligjin për shfuqizimin e Ligjit për Specialen.
Në mbledhje kanë qenë vetëm përfaqësuesit e koalicionit që janë në qeveri, kurse kanë munguar ata të VV-së dhe LDK-së.
Në mungesë të kuorumit ka dështuar edhe mbajtja e seancës së jashtëzakonshme.
“Kjo është jo serioze. Kur 43 deputet japin nënshkrim për me u thirr një seancë e jashtëzakonshme, nënkryetarët dhe shefat e grupeve parlamentare pa marrë parasysh qëndrimin duhet të jenë në mbledhje. Kjo është tallje” , tha Ahmet Isufi, shef i i Grupit Parlamentar të AAK-së.
Dështimin për thirrjen e seancës e ka konfirmuar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. /Lajmi.net/
COMMENTS