Nga 1 shkurti, shërbimet për qytetarët në zyrën pritëse të komunës nga Drejtoria e Administratës nuk do të mbyllen në pauzën e drekës.
Të gjitha shërbimet me qytetarë ë zyrën pritëse të komunës nga Drejtoria e Administratës do të jenë pandërprerë të hapura nga ora 08:00 deri në orën 15:30, njofton Ulpianapress
Njoftimin për këtë e ka bërë faqja zyrtare e Komunës së Lipjanit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
‘’Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit se nga data 01.02.2018 të gjitha shërbimet me qytetarë në zyrën pritëse të komunës nga Drejtoria e Administratës do të fillojnë në ora 08:00 deri në 15:30.
Gjithashtu tani e tutje shërbime me qytetarë do të ketë edhe gjatë kohës së pauzes nga ora 12:00-deri në ora 13:00’’, thuhet në njoftimin e Komunës
COMMENTS