Gjatë ditës së djeshme një person në Lipjan rezultoi pozitiv me koronavirus, çka detyroi policinë t’a izolon vetëm familjen e të prekurit, e jo të gjithë lagjen.
Sipas informacioneve të Ulpianapress-it, personi që rezultoi pozitiv mbrëmë me Covid-19 ishte në karantinë që nga data 08.04.2020 dhe nuk kishte kontakt me askënd jashtë familjes.
Ndërkohë pas zbulimit të rastit, komuna e Lipjanit nê faqen e saj zyrtare ka leshuar një komunikatë ku ka kërkuar nga qytetarët të mos krijohet panikë dhe të përcjellin masat preventive që ka marr Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
COMMENTS