Nuk ka ende asgjë zyrtare, por pa dyshim që paralajmërimi i bërë nga “FranceFootball” mbi faktin se jo vetëm Cristiano Ronaldo, por Lionel Messi Antoine Griezmann, që ishte protagonist me Francën në Botëror, apo edhe lider i Atleticos në triumfin në Ligës e Evropës, do të jenë jashtë podiumit të fituesve.Në të do të jenë Luka Modric (Kroaci) e Rafael Varane (Francë) të Real Madridit si dhe Kylian Mbappe (Francë) i PSG-së. E gjithë kjo i ka tronditur jo pak tifozët e Ronaldos, që menjëherë pas lajmit kanë vërshuar me mbështetjen e tyre ndaj portugezit.Kjo, pikërisht pasi ishte vetë sulmuesi i Juventusit, që postoi një foto disi të dyshimtë: ai shihet teksa stërvitej në “Kontinasa”, por në një muzg, me perëndimin e diellit në sfond, teksa tiparet i fshiheshin nga dritëhijet e ngjyrave të këtij momenti, të shoqëruar me një “emoji” që përkonte me një fytyrë të dyshimtë.Dhe sigurisht që kjo zgjedhje e Ronaldos nënvizon pikërisht dyshimin, arsyen e habitshme se pse ai është lënë jashtë garës për “Topin e Artë”, ndonëse një përgjigje mund të pritet edhe në ditët në vazhdim. Gjithsesi, tifozët e tij kanë ditur sesi ta mbështesin dhe t’i japin forcë portugezit me mesazhet e tyre:
“Mund të mos jesh ‘Topi i Artë’ i të tjerëve, por për ne je pa diskutim numri një në botë dhe nuk ke nevojë për një podium që të vlerësohen cilësitë dhe fitoret e tua”.
COMMENTS