Skandali i Sheshelit në Kuvendin serb, hedhë jashtë flamurin e Kroacisë dhe mallkon kroatët.
Partia Radikale Serbe njoftoi se kreu i SRS-së, Vojisllav Sheshel, para Kuvendit serb “ka hedhur poshtë flamurin kroat” dhe e ka mallkuar delegacionin e Parlamentit kroat që është për vizitë në Serbi.
Deklarata thotë se kur Sheshel kishte hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë rreth orës 12:00 dhe me të ishte edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Serbisë, Filip Stojanoviq, transmeton lajmi.net.
“Kur në derën e Kuvendit pa flamurin kroat, vrapoi në drejtim të tij, e theu në beton, e tërhoqi vrullshëm flamurin dhe pastaj ai dhe Filip Stojanoviq e hodhën jashtë. Pesë anëtarët e sigurisë nuk ishin në gjendje ta marrin flamurin nga ai”, thotë deklarata.
Përndryshe, në një vizitë zyrtare në Serbi është kryetari i Parlamentit kroat, Goran Jandrokoviq, i cili është takuar me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq.
Kujtojmë, se lideri radikal u dënua javën e kaluar nga Tribunali i Hagës me 10 vjet burg për krime kundër njerëzimit të kryera në fshatin Hrtkociq.
Disa deklarata nga Kroacia kanë bërë që Sheshel të acarohet aq shumë duke thënë: “kush me quan kriminel do ia thyej hundët”, shkruan b92.
Kryetarja e Kuvendit serb, Maja Gojkoviq ka thënë se nuk e mbështetë asnjë dhunë verbale apo fizike, por “nuk do t’i komentoj gjërat që ajo nuk i ka parë, sepse ishte jashtë sallës së Kuvendit”. /Lajmi.net/
COMMENTS