SKANDAL/ROMA PUBLIKON BILETAT PËR GJYSMËFINALE KUNDËR LIVERPOOL !

SKANDAL/ROMA PUBLIKON BILETAT PËR GJYSMËFINALE KUNDËR LIVERPOOL !

TREGIMI IM PËR ISLANDËN

Katër skuadrat që kaluan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, sot në mesditë në tërheqje të shortit, do të kuptojnë se me kë do të ndeshen.Mirëpo, siç duket aq i madh ka qenë gëzimi i skuadrës së Romës që arriti ta përmbys rezultatin kundër Barcelonës dhe të avancoj në gjysmëfinale, saqë edhe e kanë caktuar vet kundërshtarin për këtë fazë.

Në fakt, në web faqen zyrtare të klubit romak, u shkaktua një eufori dhe paqartësi e madhe, kur ata publikuan dhe iu bë marketing biletave për ndeshjen gjysmëfinale, e që si kundërshtarë ishte përcaktuar skuadra e Liverpool, përkundër se shorti do të mbahet sot në mesditë.Megjithatë, pas pak orësh, me të kuptuar gabimin trashanik që kishin bërë, bileta u largua nga web faqja e klubit të Romës, por qëndroi mjaftueshëm sa për t’u kuptuar dhe parë, nga një numër i madh njerëzish, që ngelën ta habitur, e po ashtu edhe të intriguar se mos ekipi italian nën vetëdije, e ka shprehur dëshirën se cilën skuadër do ta preferonte si kundërshtarë.Gabimi në web faqen e klubit të Romës, vetëm sa do të shtoj edhe më shumë ato dyshimet të cilat qarkullojnë, lidhur me dyshimin që ka një numër i madh i njerëzve të cilët besojnë se, UEFA e kontrollon shortin e Ligës së Kampionëve.Madje, vitin e kaluar e përditshmja sportive nga Spanja “AS”, sugjeronte se UEFA në short kishte përdorur gogla të nxehur, që të shmang një përballje në mes skuadrave spanjolle.Po ashtu, në vitin 2016 një moment ishte kapur nga kamerat në transmetim të drejtpërdrejt në shortin e grupeve në Ligën e Kampionëve, kur Roberto Carlos kishte kapur një gogël dhe pasi e kishte mbajtur për pak sekonda,e kishte lëshuar përsëri dhe kishte kapur një gogël tjetër.Pra, momente dhe raportime të tilla, kanë zgjuar pikëpyetje dhe dyshime tek shumë njerëz tash e një kohë, lidhur me konspiracionin për trukimin e shortit në Champions League. /Insporti.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)